22:25 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

Transferimi i Jasharit te Drita rekord në Superligë, 80 mijë euro…

Muharrem Jashari është transferuar te Drita nga klubi i Trepçës ’89.

Jashari kishte kontratë me klubin nga Mitrovica, por klubi ‘Intelektual’ ishte tejet i interesuar për shërbimet e mesfushorit, shkruan IndeksOnline

Andaj kësaj skuadre transferimi i Jasharit i kushtoi plotë 80 mijë euro, plus 20% të fitimeve ia merr Trepça ’89 – në rast se Jashari transferohet në ndonjë skuadër tjetër.

Kjo marrëveshje është rekord në Superligën e Kosovës – pasi më parë s’kishte ndodhur një transferim i tillë.

Kujtojmë që përveç Jasharit, Drita mori edhe Arbër Mujën nga skuadra mitrovicase./IndeksOnline/