Transferimi i këtij futbollisti ishte “molla e sherrit” në mes të Messit dhe Bartomeut

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk dëshiron të flas personalisht me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.
Marrëdhënia mes tyre është ndërprerë dhe Messi nuk i beson më presidentit.
Sipas Cadena Ser, argjentinasi ishte shumë i zhgënjyer me një lëvizje të Bartoemut një vit më parë.
Messi personalisht e ka pyetur Bartomeun nëse do të blinte Antonio Griezmannin, gjë të cilën presidenti e ka mohuar kategorikisht.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka insistuar që Barcelona të rikthente Neymar, dhe të mos transferonte Griezmannin.
Por, Bartomeu në fund transferoi Griezmann, dhe Messi u ndje i dëshpëruar me këtë lëvizje të presidentit të Barcelonës.