75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / G T

Transferimi i parë i Niko Kovacit te Dortmundi, e merr te Chelsea

Skuadra e Borussia Dortmundit ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Carney Chukwuemeka.

Futbollisti anglez do të huazohet për gjashtë muaj te ekipi nga Bundesliga, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – skuadra e Dortmundit e ka të drejtën për të blerë kartonin e plotë të lojtarit në fund të edicionit për 40 milionë funta.

Nesër do të kryen testet mjekësore dhe mesfushori do të jetë transferimi i parë i trajnerit të ri, Niko Kovac – i cili sot filloi punën te BVB-ja.

21-vjeçari ishte transferuar te Blutë e Londrës gjatë vitit 2021 për 18 milionë euro nga Aston Villa./Indeksonline/