Transferimi i Pogbas te Real Madridi duket se është i pashmangshëm, ai nuk është i lumtur tek Manchesteri
Lëvizja e diskutueshme e Paul Pogbas nga Manchester United te Real Madridi duket se është e pashmangshme.
Mesfushori ka bërë të qartë se ai do të jetë i prirur për të lënë Old Trafford këtë verë, duke diskutuar faktin se ai dëshiron një ‘sfidë të re’ dhe Reali ka interes afatgjatë për të.
Francezi gjithashtu beson se fitimi i Topit të Artë do të ishte e vështirë përderisa luan për United.
Zidane e dëshiron me çdo kusht Pogban në skuadrën e tij.
Nëse Pogba transferohet te Reali mund të marrë pagën vjetore të Gareth Bale prej 14.5 millionë euro.