TransferMarkt publikon hartën e liderëve evropianë, e cek edhe Ballkanin

Sajti i famshëm i futbollit, TransferMarkt ka publikuar hartën e liderëve aktual në futbollin evropian.
Në këtë publikim, është cekur edhe lideri i Superligës së Kosovës, e që aktualisht është Ballkani.
Sajti që menaxhon të dhënat e futbollit shkruan se në rast se nuk do të vazhdonin ligat, kampionët do të dukeshin si në hartën përkatëse.
Ballkani shihet krah Liverpoolit, Barcelonës, Bayernit, Juventusit e PSG-së, që janë liderë në ligat e tyre./Indeksonline/
