75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Transfermarkt publikon listën e 10 klubeve më të vlefshme në botë, Real Madrid në vendin e parë

Transfermarkt ka publikuar përditësimin më të fundit mbi vlerën e skuadrave, duke renditur 10 klubet më të vlefshme në futbollin botëror pas të gjitha ndryshimeve në tregun e transferimeve.

Në krye të listës qëndron Real Madridi, i cili konfirmon dominimin e tij si klubi me skuadrën më të shtrenjtë në botë, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera e skuadrës së Real Madridit arrin në 1.38 miliardë euro, duke lënë pas Arsenalin me 1.29 miliardë euro. Podiumi plotësohet nga Manchester City, i cili vlerësohet me 1.19 miliardë euro, po aq sa edhe Paris Saint-Germain, që renditet i katërti.

Në vendin e pestë gjendet Chelsea me 1.18 miliardë euro, ndërsa Barcelona pozicionohet e gjashta me 1.12 miliardë euro. Liverpooli mban vendin e shtatë me 1.04 miliardë euro, ndërsa Bayern Munich renditet i teti me 981 milionë euro.

Dy vendet e fundit në top-10 i përkasin Tottenham Hotspur me 879 milionë euro dhe Manchester United, i cili mbyll listën me një vlerë prej 719 milionë eurosh.

Përditësimi i Transfermarkt pasqyron jo vetëm performancën sportive, por edhe vlerën e lojtarëve, moshën e tyre dhe potencialin afatgjatë në treg./IndeksOnline/