Transformim i pabesueshëm, Christina Aguilera humb shumë peshë

Pas problemit me peshën e tepërt, këngëtarja me famë botërore, Christina Aguilera, është rikthyer në skenë e bukur dhe e pashme si në fillimet e karrierës së saj.
Këngëtarja ka gëzuar publikun me një linjë pa të meta kur u shfaq në xhirimet e spektaklit të Jimmy Kimmel.
Dukej sikur “brenda natës” ajo ka arritur ta rifitojë linjën e dikurshme, e kjo falë stërvitjeve dhe dietës së reduktuar.
Dihet se për vite me radhë, artistja ka luftuar me peshën e saj dhe se ka pasur luhatje të mëdha për sa i përket pamjes fizike, por tani 42-vjeçarja ka arritur ta rikthejë figurën e vjetër, duke humbur rreth 20 kilogramë dhe aktualisht i ngjan më shumë Christinës nga fillimi i karrierës së saj.
Kujtojmë se Aguilera është nënë e dy fëmijëve, ndaj është e kuptueshme që ka pasur probleme me peshën për shkak të shtatzënisë, por sot ajo është rikthyer, gjë të cilën e dëshmojnë edhe fotografitë e fundit, ku thuajse nuk njihet nëse kemi parasysh se si dukej deri vonë.
