Transformim total! Big Mama nuk njihet në paraqitjen e fundit
Big Mama ka rikthyer vëmendjen me postimin e saj më të fundit në rrjete sociale, ku shfaqet me një pamje që ka habitur publikun.
Në fotot e publikuara, këngëtarja duket me një look krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shihnim, shkruan Indeksonline.

Grimi i theksuar, modeli i ri i flokëve dhe efektet e përdorura në imazh i kanë dhënë një paraqitje më të kuruar, duke bërë që të pyesim nëse bëhet fjalë vetëm për filtra apo për ndonjë ndërhyrje estetike.

Megjithatë, deri tani, Big Mama nuk ka treguar “ndonjë sekret” duke e lënë transformimin e saj të fundit të flasë vetë./Indeksonline/

