Transformim total në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pajisje të reja e teknologji e avancuar
Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pësuar një transformim të plotë pas investimeve të bëra.
Kardiologjia tashmë është pajisur me aparaturë moderne dhe teknologji të avancuar mjekësore. Ky investim i rëndësishëm synon rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Pajisjet e reja bashkëkohore mundësojnë procedura më të sigurta, më të shpejta dhe më të sakta, duke i afruar shërbimet kardiologjike me standardet evropiane. Teknologjia e avancuar po ashtu lehtëson punën e stafit mjekësor dhe rrit efikasitetin në trajtimin e pacientëve.
Ky transformim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe dëshmon përkushtimin institucional për ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për qytetarët.



