75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / P M

Transformohet shtegu drejt Kalasë së Prizrenit – investim modern për qytetarët dhe turistët

Filluan punimet për transformimin e shtegut të pasmë të këmbësorëve drejt Kalasë së Prizrenit, në një gjatësi prej 4-kilometrash.

Projekti parasheh mbjelljen e drunjve, vendosjen e ndriçimit të ri publik si dhe vendosjen e shportave dhe ulëseve për vizitorët, duke krijuar kushte moderne për vendësit dhe turistët.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky investim është pjesë e vizionit për zhvillimin turistik dhe kulturor të qytetit. “Shtegu i Kalasë është një ndër pikat më të frekuentuara nga qytetarët tanë dhe turistët. Me këto ndërhyrje po krijojmë infrastrukturë të denjë dhe të sigurt për të gjithë vizitorët”, u shpreh ai.

Kryetari Totaj shtoi se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës së vizitorëve dhe në promovimin e Prizrenit si qendër turistike.

“Synimi ynë është që Kalaja e Prizrenit dhe rrugët që çojnë drejt saj të jenë jo vetëm atraksione historike, por edhe hapësira moderne, të gjelbëruara dhe mikpritëse”,- deklaroi Totaj.

Punimet pritet të përfundojnë në afatet e parashikuara, duke sjell një transformim të dukshëm në këtë zonë të rëndësishme turistike të Prizrenit.