22:36 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Transgjinorja shqiptare: Ngacmohesha seksualisht nga kushëriri, prindërit më braktisën në spital

E ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora ka qenë e ftuar transgjinorja Anxhela.

Ajo ka rrëfyer edhe historinë e saj të dhimbshme dhe braktisjen nga prindërit që kur ishte e vogël.

“Babai ishte një përdorues alkooli, pinte ditë natë dhe në darkë ushtronte dhunë. Një fëmijë 7-vjeçar të shohë të ëmën të hajë dru gjithë kohës natyrisht ngel me trauma. Ajo hante drurin edhe për mua duke mos e lënë atë të më rrihte. Kur shikoja këto situata fillova të bëhesha keq, sëmuresha, rrija në vetmi. 

Ngacmimin seksual e kam përjetuar kur isha 9 vjeç. I pari ka qenë kushëriri im i parë, ai më merrte më jepte çokollata, më ngacmonte seksualisht e më pickonte. Po i tregove mamit do të të vras më thoshte. 

Kur më lante në dush mami shikonte shenjat dhe e kuptoi. Ne kishim shumë frikë. Edhe babi e mori vesh por i dilte zot atij, nuk e besonte. Kushëriri tentonte prap, por unë fillova të sëmuresha. 

Kur shkova në spitalin e Shkodrës, aty më braktisën të dy. Kur u ktheva në vendlindje në moshën 16 vjeç, një komshia ime më tha që mamaja ishte martuar në Australi dhe kishte 2 fëmijë. 

Ajo nuk ka më kontakte me mua. Ajo e ka kuptuar që kur isha e vogël që isha transgjinore sepse merresha me kukulla gjithë kohës, por mentaliteti dhe paragjykimi nuk na lejonte”, është shprehur Anxhela.