75 Mall Live Search
15:51 / E Martë, 05 Prill 2022 / B O

Transmetuesi rus e ndal në gjysmë ndeshjen e Bundesligës, ja arsyeja

Kanali televiziv rus, Match TV anuloi transmetimin e ndeshjes së Bundesligës në mes të Borussia Dortmundit dhe Leipzigut të shtunën e kaluar.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, komentatori Igor Kytmanov dha lajmin se ndeshja nuk do të vazhdoj të transmetohet pas thirrjeve kundër luftës në Ukrainë.

“Për fat të keq, ne duhet të anullojmë transmetimin për arsye përtej kontrollit tonë. Në përgjithësi, kjo do të thotë të vësh futbollin dhe politikën më vete. Por ky rregull nuk respektohet gjithmonë në Bundesligë”, tha komentatori.

Kujtojmë se futbolli i ka dhënë një goditje të madhe Rusisë duke i vënë sanksione deri në përjashtim nga garat ndërkombëtare. /IndeksOnline/