“Transparencë”/Nën vëzhgimin e kamerave po numërohen votat për kryetar të LDK-së

Vazhdon numërimi i votave për kryetarin e ri të LDK-së.
Votat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po numërohen nën vëzhgimin e një kamere gjigante.
Kamera, siç shihet në foto, është e vendosur përmbi komisionin që po i numëron votat, duke incizuar çdo detaj.
Në garë për kryetarin e LDK-së janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri.
