Transport ilegal i druve në Viti, i dyshuari kundërshton policinë dhe lëndon dy zyrtarë
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se njësitet policore kanë dalë një automjet me targa vendore që po drejtohet nga një shtetas maqedonas.
Gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte dru.
Nga zyrtarët policorë i dyshuari është urdhëruar që automjeti të shoqërohet në zyrat e pylltarisë, mirëpo ai ka kundërshtuar dhe gjatë tentimit për ta arrestuar, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurori pas intervistimit, i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në fshatin Binçë të Vitisë./Indeksonline/

