Transport ilegal në Shtërpcë, konfiskohen automjeti bashkë me drunj

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit në Shtërpcë kanë realizuar një aksion në segmentin rrugor ndërmjet fshatrave Drajkovc – Brod, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “Renault” me targa vendore, i drejtuar nga personi I.B.
I njëjti sipas një njoftimi të policisë po transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës.
“Aksioni është realizuar mbi bazën e disa informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejme ligjore nga zyrtarët e pyjeve”.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve.