09:58 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Transporti publik falas? Qytetarët thonë se po paguajnë biletë (Foto)

Implementimi i planit për të mos lejuar hyrjen e makinave në qendër të Prishtinës, ka pasur sukses duke i zbrazur rrugët e qendrës nga mbingarkimi me automjete.

Ndërkaq qytetarët e Prishtinës por edhe të vendeve tjera iu përgjigjën pozitivisht kësaj thirrje duke përdorur transportin urban.

Është thënë nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit se transporti publik do të jetë pa pagesë.

Por ka shumë qytetarë që janë ankuar, se kanë paguar biletë autobusi për kundër deklarimeve të zyrtarëve të komunës gjatë ditës së djeshme.

Siq shihet edhe foto linja 1 nga Fushë Kosova në Prishtinë, në autobusët e komunës qytetarët janë shprehur të habitur kur konduktori i ka thënë se duhet të paguajnë biletë! /Indeksonline/