75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Transportoi drunjtë me traktorin e tij, arrestohet qytetari nga Podujeva

Policia e Kosovës ka raportuar se e ka arrestuar një person që po transporton drunjtë me traktorin e tij në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, personi në fjalë nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt, shkruan IndeksOnline

Fsh. Herticë, Podujevë (NN)05.12.2020-17:00. Është raportuar se gjatë patrullimit është takuar i dyshuari mashkull kosovar duke transportuar dru me traktorin e tij i cili nuk posedonte dokumentacion të rregulltë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rrgulltë.