Transportojnë gjedhe ilegalisht, arrestohen dy persona

Dje më datë 26.10.2019 në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therrura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës.
Janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/