Transportonte ilegalisht disa kafshë, arrestohet një person
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një person.
Në automjetin e tij ai kishte të ngarkuar 13 copë qengja të cilët i kishte transportuar pa dokumente përcjellëse.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa procedurat e mëtejme që i përkasin çështjes së kafshëve procedohen në AUV.

