Transportuesit e Llapit ndërmarrin masa, të pakënaqur me inspektorët komunal
Shoqata e Transportuesve të Llapit vazhdojnë të shprehin pakënaqësi në forma të ndryshme sa i përket taksive ilegale.
Të njëjtit sot kanë nisur punën e tyre para objektit të komunës së Podujevës, dhe jo nga stacioni i Autobusëve, shkruan Indeksonline.
Tash e sa kohë nga inspektorati komunal ata vazhdimisht kërkojnë të ndërmerren masa për largimin e taksistëve që punojnë ilegalisht, pasi që pengojnë punën e tyre.

Shoqata e Transportuesve të Llapit thonë se edhe ditëve në vazhdim do të nisin punën para objektit komunal, derisa të merren masat adekuate. /Indeksonline/
