21:43 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

Transvestiti kërcënon dhe grabit me forcë futbollistin e PSG-së

Një mbrëmje për t’u harruar, ajo e së martës, për lojtarin e PSG-së, Ander Herrera. Ish-futbollisti i Real Saragozës, Atheltic Bilbaos dhe Manchester United është sulmuar në momentin kur është ndalur në një semafor.

Një transvestit, sipas burimeve policore franceze, ka përfituar nga ndalesa për të hipur në automjet dhe i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin që dukej brenda makinës.

Incidenti ndodhi pas orës 20:00, në lagjen Bois de Bolougne, një zonë pranë “Parc des Princes”.

Sipas versionit të Herreras, transvestiti dukej se mbante në dorë diçka frikësuese, e që mund të kishte qenë një armë.

Transvestiti e përdori madje Ander Herrerën si shofer, duke e detyruar që ta transportone në një adresë specifike në këmbim të kthimit të telefonit. Lojtari spanjoll nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i bindej personit që e sulmoi. Mendohet se shifra e vjedhur ishte vetëm 200 euro.