75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / Gj. Sh

Traore përforcimi i radhës i Milanit

Skuadra e Milanit ka gati transferimin e tretë të afatit kalimtar veror.

Pas zyrtarizimit të portierit, Marco Sportiello dhe mesfushorit, Ruben Loftus-Cheek, kuqezinjtë janë afër transferimit të Adama Traore, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi spanjoll i ka dhënë përparësi kalimit te Milani.

Trarores i ka përfunduar kontrata me Wolverhamtonin dhe do të transferohet në “San Siro” si lojtar i lirë.

Në garë për ish-futbollistin e Barcelonës është edhe skuadra e Romës./IndeksOnline/