‘Trashaluqi’ Ruiz e shokon Anthony Joshuan
Anthony Joshua humbi në mënyrë të pabesueshme duelin kundër Andy Ruiz Jr, që ishte i vlefshëm për kampion botëror në kategorinë e rëndë.
Lufta që u zhvillua në Madison Square Garden në New York, ishte e pa parashikueshme, derisa boksieri meksikan e bëri Joshuan të rrëzohej në ring plot katër herë.
Raundi i 7-të ishte vendimtar, pas një serie të goditjeve që dha Ruiz, Joshua nuk mundi të rezistonte e gjyqtari i dha fund meçit.
Kjo ishte humbja e parë në karrierë për Anthony Joshuan. /Indeksonline/