Trasportohen ilegalisht 14 qengja e 2 lopë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë një person në Viti ka pasur në kamion 14 qengja pa dokumentacion, me ç’rast është shoqëruar në polici, shkruan IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe në fshatin Muqivërc ku në një kamion janë gjetur dy gjedhe pa numra të matrikulimit dhe as dokumente përcjellëse.
Gjedhët janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminal.
“Fsh. Binç, Viti 25.02.2021 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek ai në kamion i janë gjetur 14 qengja pa dokumentacionin përkatës. Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt.
· Fsh. Muqivërc 25.02.2021 – 21:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në rimorkio kishte dy gjedhe pa numra të matrikulimit dhe as dokumente përcjellëse. Lidhur me këtë janë njoftuar zyrtarët e AVUK-ut dhe me konsultim të prokurorit gjedhët janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminal. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./IndeksOnline/