75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / AR

Travis Kelce flet për marrëdhënien me Taylor Swift, ka fjalë emocionuese

Futbollisti amerikan Travis Kelce në një intervistë ka folur në detaje për marrëdhënien e tij me superyllin e estradës Taylor Swift . 

“Të jesh afër saj, të shohësh se sa e zgjuar është Taylor, është krejtësisht e çmendur,” tha lojtari i ekipit NFL Kansas City Chiefs për revistën Wall Street Journal. “Unë mësoj çdo ditë nga ajo”, tha futbollisti, transmeton Indeksonline.

“Sigurisht që nuk kam dalë kurrë me dikë me një nivel të tillë”, tha 34-vjeçari.

 “Ajo shikohet çdo ditë, paparacët para shtëpisë së saj, para çdo restoranti ku shkon, pas çdo fluturimi dhe jeton dhe shijon jetën. Nëse ajo sillet kështu, atëherë nuk duhet të jem unë që veproj çuditshëm”.

Sipas rrëfimit të futbollistit, lidhja filloi kur ai donte të takonte Swift-in në një koncert në stadiumin e futbollit të Kansas City në korrik, por u kthye nga personeli i sigurisë. 

 “Kur e takova në Nju Jork, ne ishim duke folur tashmë”, tha 34-vjeçari. “Kjo është arsyeja pse e dija se do të kishim një darkë dhe bisedë të këndshme”, përfundoi ai./Indeksonline/