Travis Scott mban koncertin e parë pas ngjarjes tragjike

Reperi me famë botërore, Travis Scott, ka bërë paraqitjen e parë publike që nga ngjarja tragjike që ndodhi në festivalin ‘Astroworld’ ku mbetën të vdekur 10 persona.
31 vjeçari bëri një shfaqje prej 45 minutave në një klub nate në Miami, transmeton Indeksonline.
Scott këndoi disa nga hitet e tij derisa po ecte në skenë me një shishe tequila në dorë.
Aty përformuan edhe yje të tjerë të njohur si Tyga, Busta Rhymes dhe Zedd./Indeksonline/