Travis Scott më në fund thyen heshtjen për raportin me Kylie Jenner
Travis Scott ka thyer heshtjen e tij për lidhje me Kylie Jenner pas shumë konfuzionesh nëse dyshja janë akoma bashkë.
Prindërit e Stormit u përfolën për herë të parë për një ndarje në tetor.
Që nga ajo kohë dyshja i kanë mbajtur fansat duke hamenduar me një seri postimesh të fshehta – me më të fundit që Kylie siç duket është përpjekur të ngacmojë reperin me një postim joshës në Instagram, transmeton Indeksonline.

Travis tani ka hedhur dritë mbi marrëdhëniet e tyre tronditëse me një seri pranimesh të sinqerta në numrin e dhjetorit të 2019 të Revistës XXL.
Ylli 27-vjeçar i repit foli me fjalët e tij për lidhjen e tij, vajzën Stormi dhe muzikën e tij.

Duke sjellë stilin e tij të prindërimit me Kylie, Travis u zotua se do ta donte përgjithmonë mogulin e kozmetikës.
“Unë e dua nënën e [Stormi] dhe gjithmonë do ta dua” premtoi ai.
“Pjesa e vështirë për marrëdhëniet është thjesht të përpiqesh të jesh në një pa një zë të jashtëm që ndërhyn”.Komenti i Travis mund të jetë duke iu referuar një numri akuzash që ai tradhtoi miliarderin Kylie me modele të ndryshme në Instagram.

Pasi thashethemeve për raportin e afër me modelen Yungsweetro dhe Rojean Kar, Travis atë kohë bëri një postim në Instagram: “është me të vërtetë prekëse kur shikon gjëra të rreme të thënë për ju dhe këto histori të rreme për mashtrimet thjesht nuk janë të vërteta.
“Përqendrimi në jetën, muzikën dhe familjen në këtë moment është ajo që është e vërtetë.”
22-vjeçarja Kylie mbeti shtatzënë me fëmijën e tyre të parë menjëherë pasi dyshja u takuan në festivalin muzikor Coachella në 2017.

Duke folur për revistën XXL, Travis foli edhe për vajzën e tij vogëlushen Stormi, të cilën e quajti ‘mikja e tij më e mirë’.
Ai gjithashtu tha që të qenit baba doli ‘më mirë se sa mendoja se do të ishte’.
Pas dy vitesh së bashku, në tetor Kylie dhe Travis konfirmuan se ishin ndarë pasi nuk u fotografuan së bashku për një muaj.
Por, javë e kaluar në disa fotografi seksi që Kylie publikoj e veshur vetëm në të brendshme e cila nuk kaloj pa komentuar nga Travis, gjë që shtyri adhuruesit të mendojnë së dyshja janë ribashkuar./Indeksonline/