Travis Scott surprizon publikun, sjellë në skenë vajzën e tij
Travis Scott u dha fansave të tij një surprizë të veçantë gjatë një koncerti në Tokio të shtunën e kaluar, më 8 nëntor.
Ai solli në skenë vajzën e tij shtatëvjeçare Stormi, të cilën e kishte me yllin e reality show-t Kylie Jenner, raporton People, transmeton Indeksonline.
Stormi u ngjit në skenë gjatë performancës së Scottit në vitin 2023 të këngës “Thank God”.
E veshur me një bluzë dhe një pallto leshi, me flokët e saj të kapur me gërsheta shumëngjyrëshe, Stormi e vogël buzëqeshi dhe kërceu përkrah të atit.
Ajo vuri tapa veshësh për të mbrojtur veshët nga muzika me zë të lartë./Indeksonline/
@travworldflame Travis brought Stromi out in the sold out stadium show in Tokyo 🤎 Follow @travworldflame more 🔥‼️ ##travisscott##travisscottedits##travisscottconcert##travisscottlive##travisscottfans #laflame ♬ original sound – FLAME

