Trazira në Danimarkë, një politikan anti-islam hodhi Kuranin në ajër
Dhuna shpërtheu në Danimarkë, pasi një politikan anti-islam hodhi në ajër një kopje të Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve.
Policia e Kopenhagës tha se 23 persona u arrestuan mbrëmë pasi oficerët hodhën gaz lotsjellës në përleshjet e protestuesve.
Politikani ekstremist, Rasmu Pauldan, i cili dëshiron që Islami të ndalohet në Danimarkë, ka hedhur disa herë në ajër librin e shenjtë të festë islame, në kryeqytetin danez.

Kryeministri danez, Lars Loekke Rasmusen e quajti veprimin e Pualdanit si një ‘provokim të pakuptimtë’ dhe kërkoi nga bashkudhëtarët e tij që të përballeshin me të me argumente dhe jo me dhunë, transmeton Indeksonline.
Trazirat u përhapën në pjesë të tjera të qytetit , ku zjarri mezi arriti të ndalej.
Policia u propozoi njerëzve që të qëndronin larg kësaj zone, apo thjeshtë të qëndronin të mbyllur në atë kohë./Indeksonline/



