17:01 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Trazira para ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të luaj kundër Liverpulit ndërsa Napoli pret Frankfurtin, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht tifozët gjermanë, me të arritur në Itali, kanë filuar të shkaktojnë trazira.

Ata janë përleshur me forcat e Policisë, të cilët janë angazhuar që të mbajnë nën kontroll grupin e ultrasëve të Frankfurtit.

Ka pasur shumë interesim nga tifozët gjermanë për këtë ndeshje ku raportohet se mbi 600 gjermanë që janë vendosur në një hotel në Napoli, nuk kanë biletë për ta parë ndeshjen.

Kujtojmë që Napoli ka fituar ndeshjen e parë ndaj Frankfurtit me rezultat 2-0./IndeksOnline/