Trazirat në Brazil, ish-presidenti brazilian shtrohet në spital
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/01/45472393_1005.jpg)
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar me dhimbje barku në një spital amerikan, tha gruaja e tij.
Kjo vjen një ditë pasi mijëra mbështetës të tij sulmuan zyrat e qeverisë në kryeqytetin brazilian.
Bolsonaro u dërgua në një spital pranë Orlandos të hënën, sipas raporteve.
Ish-presidenti u godit me thikë në vitin 2018 dhe që atëherë ka luftuar me dhimbje barku herë pas here.
Në Instagram të hënën, Michelle Bolsonaro konfirmoi se burri i saj ishte nën vëzhgim për shkak të shqetësimit të barkut.
Një burim i afërt me familjen tha se gjendja e tij nuk ishte “shqetësuese”, sipas Reuters. Historia u raportua fillimisht nga gazeta braziliane O Globo.
Bolsonaro u largua nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara rreth 10 ditë më parë. Ai refuzoi të merrte pjesë në dorëzimin e pushtetit Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva javën e kaluar.