75 Mall Live Search
20:54 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / F.R

Trazohet Istogu i qetë, therje me thikë në një kafiteri

Një incident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në komunën e Istogut.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se ka ndodhur një therrje në një lokal në qendër të qytetit.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se ka ndodhur një përleshje mes dy të rinjëve, V. Qekaj dhe Sh. Nicaj, ku ka përfunduar me therrje.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka vendosur shiritat në këtë pjesë.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë, dhe është në pritje të informacioneve shtesë.