75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 13 Qershor 2021 / A. A

Tre aksionarë të rinj i bashkohen Llapit

Llapi do të garojë për herë të parë në arenën ndërkombëtare pasi fitoi Kupën e Kosovës.

Ekipi nga Podujeva përveç transferimeve të shumta të futbollistëve, por përforcohet edhe me aksionarë.

Llapi ka bërë të ditur që tre aksionarë të rinjë janë bërë pjesë e klubit, “NNT ABC”, “IMA BETON SH.P.K”, dhe “Restaurant Diamond”.

“Me përkrahjen e aksionarëve të rini siç janë “NNT ABC”, “IMA BETON SH.P.K”, dhe “Restaurant Diamond”, K.F. Llapi do të jetë skuadër me nivelin e organizimit evropian si në garat e evropiane poashtu edhe në kampionatin e ri të Superligës.

Falenderojmë Arbenin – “NNT ABC”, që vazhdon ta mbështes K.F. Llapin edhe në këtë edicion, Gëzimin – “IMA BETON SH.P.K”, dhe Artonin – “Restaurant Diamond” që do të mbështesin klubin nga ky edicion.

Presim edhe biznese tjera llapjane që t’i bashkangjiten projektit të K.F. Llapit dhe familjes Batatina që me mund dhe ndihmë të madhe financiare e kanë sjellur klubin në nivele evropiane” shkruhet në njoftimin e Llapit.

/Indeksonline/