Tre anëtarë të shërbimit ushtarak të vrarë, pesë të plagosur rëndë, Trump: Kjo ndodh në çdo luftë
Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion. Këto janë viktimat e para të konfirmuara që prej nisjes së sulmeve amerikane ndaj Iranit të shtunën.
Pesë ushtarë të tjerë janë plagosur rëndë, sipas ushtrisë amerikane.
Duke shpallur operacionin e SHBA-së kundër Iranit, presidenti Donald Trump paralajmëroi se “jeta e heronjve amerikanë mund të humbasë dhe mund të kemi viktima. Kjo ndodh shpesh në luftë”.

