75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Tre bileta të mbetura drejt “Katar 2022”, këto janë ndeshjet vendimtare

Deri tani kanë arritur të kualifikohen 28 kombëtare nga 32 sosh në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Katarit ka siguruar biletën e kualifikimit direkt, pasi që është nikoqire e këtij Botërori.

Ndërkaq, kanë mbetur edhe tre vende të lira për kualifikim tutje, ku ende nuk janë zhvilluar ndeshjet për të përcaktuar kombëtaret e radhës që i bashkohen fazës së grupeve.

Kombëtaret si ajo e Uellsit, Skocisë ose Ukrainës do të jenë në Botëror vetëm nëse arrijnë të triumfojnë në ndeshjen e mbetur të “play-off-it” të UEFA-s.

Ndërkaq, ndeshjet e “play-off-it” ndërkontinental do të zhvillohen më datat 13 dhe 14 qershor, ku dy biletat e fundit do t’i marrin fituesit e ndeshjeve mes Australisë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosta Rikës e Zelandës së Re.

Më poshtë mund të gjeni ndeshjet e mbetura të kualifikimeve drejt “Katar 2022”.

Ndeshjet e “play-off-it” të UEFA-s dhe atij ndërkontinental:

Uellsi – Skocia/Ukraina

Australia/Emiratet e Bashkuara Arabe – Peruja

Kosta Rika – Zelanda e Re