75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / L A

Tre blerjet e mëdha të Unitedit prezantohen për herë të parë në “Old Trafford”

Manchester United po zhvillon ndeshjet e fundit miqësore para fillimit të sezonit të ri në Premierligë.

Ata po përballen ndaj Fiorentinës në kuadër të “Snapdragon Cup”.

Pak para fillimit të ndeshjes, ata prezantuan 3 blerjet e tyre të reja, Benjamin Sesko, Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha para tifozëve vendas.

Kjo është edhe përballja e parë e David De Geas ndaj “Djajve të Kuq”, pas largimit të tij 2 vite më parë.

Rezultati aktual i ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Fiorentinës është 1-1./IndeksOnline/