75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / MSH

Tre britanezë sulmohen me armë në Prishtinë, njëri pëson lëndime

Tre shtetas britanezë kanë raportuar në Polici që janë sulmuar me armë zjarri.

Sipas tyre, rasti ka ndodhur në rrugën “Rrafshi i Kosovws” dje rreth orës 01:50.

Në raportin policor thuhet se një veturë, teksa ishte në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave, raporton Indeksonline.

Si pasojë e të shtënave, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës” thuhet në njoftimin e Policisë.

Një i dyshuar është intervistuar mbi rastin.

Të njëjtit i është konfiskuar edhe një armë, teksa me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.