Tre burra mbijetuan 40 orë duke notuar në det
Javën e kaluar, tajfuni Kalmaegi u përfshi me tërbim në të gjithë Vietnamin. Pesë persona vdiqën, njëmbëdhjetë anije u fundosën dhe 57 shtëpi u shkatërruan. Për tre vietnamezë, stuhia u shndërrua në një përvojë të tmerrshme me një fund të lumtur të papritur.
Cuong (44) u rrëmbye nga stuhia. Sanh (37) dhe Quang (47) u përpoqën ta shpëtonin, por varka e tyre u përmbys nga valët e larta dhe u shkatërrua. Të tre kaluan më shumë se 40 orë në det të hapur – dhe të gjithë u shpëtuan gjallë.
Të tre burrat arritën të qëndronin bashkë gjatë natës nga e enjtja deri të premten duke u kapur për dore. Dy që donin të shpëtonin Cuongun mbanin jelekë shpëtimi. Megjithatë, herët në mëngjes të shtunën ata u dobësuan aq shumë sa nuk mund të mbaheshin më. Ata u larguan nga njëri-tjetri.
Një anije mallrash e quajtur Hai Nam 39 arriti ti gjente ata me vetdije, por tejet të plogështuar./Indeksonline/

