Tre deputetët e Vetëvendosjes vizitë zyrtare në parlamentin grek

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, Mefail Bajqinovci e Ardian Gola ndodhen për vizitë zyrtare në Greqi.
Tre deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes kanë qenë të pranishëm sot në seancën e mbajtur në parlamentin grek.

Statovci, Bajqinovci e Gola ndodhen në Greqi në cilësinë e përfaqësuesve të tri Komisioneve në Kosovë, Ekonomisë, Sigurisë dhe Arsimit.
Pjesë e delegacionit është edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që do të paraqitet në parlamentin grek gjatë ditës së sotme./Indeksonline/