75 Mall Live Search
15:05 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tre deputetët i japin fund ‘hasmërisë’, pritet ta bëjnë BASHKIMIN e madh!

Deputetët e komunitetit joshqiptarë pritet që t’i japin fund ‘hasmërisë’ së tyre brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për përfaqësuesit e ashkalinjëve, deputetët Danush Ademi e Hetem Arifi si dhe deputetit i komunitetit egjiptian, Veton Berisha. Këta tre nga e hëna do të ulen në një tryezë për të biseduar rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm për të mirën e komuniteteve përkatëse.

Madje, të njëjtit kanë paralajmëruar një “Bashkim Kombëtar”, ashtu sikurse pretendon Kosova me shtetin amë.

Deputeti i PDAK-së, Danush Ademi ka konfirmuar për “Indeksonline” se kjo iniciativë do të kurorëzohet me një bashkim të fuqishëm të tyre.

“Komunitetit ashkali dhe egjiptian së shpejti do të jetë një. Sikurse Kosova që dëshiron të Bashkohet me Shqipërinë, ashtu do të jemi edhe ne si komunitetit që kemi kontribuar dhe po kontribuojmë për vendin ku po jetojmë”, është shprehur ai.

Ndryshe, përfaqësimi i ashkalinjëve dhe egjiptianëve, përpos në  Kuvendin e Kosovës,  janë të shtrirë edhe në institucionet qeveritare me poste të zv/ministrave dhe pozita të tjera. /Indeksonline/