Tre ditë pasi u zyrtarizua te Llapi, futbollisti tani transferohet te KEK-u

Tre ditë më parë Atdhe Grajqevci ishte zyrtarizuar te klubi i Llapit, mirëpo atij nuk i ra të qëndrojë shumë me këtë skuadër.
Kjo pasi që sot klubi i Llapit e ka konfirmuar që e kanë liruar Grajqevcin për të kaluar kështu te KEK-u.
Sipas klubit, këtë ka vendosur të bëjë trajneri, Tahir Batatina me arsyen që futbollisti nuk është i gatshëm për shkak të lëndimit, kurse pas 6 muajve pritet të rikthehet përsëri te Llapi, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë i klubit:
Klubi liron Grajqevcin për të kaluar te KEK-u
Podujevë, 10 janar 2019 – Pas konsullatave të nevojshme me doktorin e futbollistit, kryetrajneri Tahir Batatina vendosi ta liroj futbollistin Atdhe Grajqevci, i cili pasi nuk është i gatshëm pas lëndimit për të kaluar te KEK-u në pjesën pranverore dhe pas 6 muajve të rikthehet përsëri tek Llapi.
Në mirëkuptim të përbashkët klub-futbollist, i dëshirojmë suksese në aventurën e re tek KEK-u.