15:07 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tre e katërta e femrave ndihen jo rehat gjatë marrëdhënies

Qindra gra përjetojnë seks të pakëndshëm, ka thënë një studim i fundit.

Sipas një studimi me më shumë se 1200 të rritur në Britaninë e Madhe, 73% janë shprehur se nuk janë ndjerë mirë dhe kanë pasur dhimbje gjatë marrdhënieve seksuale, transmeton Indeksonline.

13 përqind kanë thënë që dhimbja pengon epshin e tyre, kurse 10% kanë thënë se dhimbja i jep efekt të kundërt në marrdhëniet e tyre me partnerin.

Pavarësisht kësaj, vetëm 57 përqind e meshkujve të anketuar kanë thënë se e kanë vënë re partnere që ndihet pakëndshëm.


Sipas Dr.Moses Batwala nga Klinika Evewell e Londrës, thatësia vaginale është njëra nga arsyet e shqetësimit seksual dhe thotë se kjo prek 20 deri 40 përqind të grave në moshën 17 deri 50 vjet./Indeksonline/