Tre- fish zbritje me Sharr Travel: Mos e humb rastin, diellin dhe bregdetin shqiptar!

Sharr Travel vazhdon ta bëj diferencën. Edhe këtë vit, ky agjension turistik ishte zgjedhja e qytetarëve, për të kaluar pushimet e verës. Krejt kjo falë një tradite shumë vjeçare të stafit profesionist që kanë arritur të krijojnë një besim të pathyeshëm për klientelën, por edhe ofertave të shumta e tejet të leverdishme.
Shtatori ka hyrë, por vera ende s’ka kaluar. Madje dielli i këtij muaji i ka bërë që pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj të bëj oferta të “çmendura” për të gjithë ata që duan të pushojnë buzë brigjeve të shtetit amë, ashtu si edhe moto e këtij viti “Pusho Shqip”.

“Muaji shtator do të jetë muaji i zbritjeve me Sharr Travel. Nga 1 shtatori kemi nis kampanjën e zbritjeve me të gjitha oferta, me të gjitha hotelet në Shqipëri. Si lider i turizmit, qëllimi primar është që pushuesi të ndahet gjithmonë i kënaqur, duke përfituar komoditet të lartë, shërbim dhe ushqim cilësor me një meny të pasur të ushqimeve që nga ato tradicionale deri tek ato të detit me specialist të kulinarisë nga Shqipëria, Turqia dhe Italia.
Dhe sigurisht, siguri maksimale qoftë në udhëtim, qoftë në akomodim në plazh dhe mbrojtje nga COVID-i, duke zbatuar në përpikmëri rregullat e vëna nga Institutet Shëndetësore”, tha Kurtishaj për Indeksonline.
E me ofertat e reja të Sharr Travel, mund të kalosh pushime fantastike, me pamje përrallore, por edhe të kursesh në të njëjtën kohe. Por si është e mundur?!

“Përveç zbritjes së ofertave, është edhe zbritja tjetër që në Sharr Travel të gjithë klientët përfitojnë. Nëse e merr pakon tek ne e ke shumë më lirë se direkt nga hotelet përkatëse. Është shumë e rëndësishme të ceket që Grand Blue Fafa dhe Fafa Premium, por edhe në hotelet e tjera, këtë vit kemi apliku All Inclusive, që ka qenë një nga paketat më të kërkuara dhe më të preferuara për qytetarin, ku mbi 98% e klientëve tanë kanë qenë super të kënaqur me cilësinë e shërbimit dhe ushqimit.
Dhe e treta, që është shumë e rëndësishme, për herë të parë Sharr Travel ka menduar për xhepin e qytetarit, duke iu ofruar veç zbritjes edhe pagesën me këste madje pa kamatë”, tregon Kurtishaj.

I njëjti thotë se mundësia e pagesës me këste pa kamatë është për gjashtë muaj, një lehtësim ky shumë i madh për një ekonomi qoftë dhe familjare, marrë parasysh pandeminë, por edhe të hyrat e gjendjen sociale në vendin tonë. Krejt kjo që secili të ketë mundësi ta bëj një pushim veror.
“Kjo vlenë për të gjitha hotelet në Shqipëri, përmes paketave tona. Këtë mundësi mund ta shfrytëzoni në All Inclusive në Grand Blue Fafa, p.sh për vetëm 26.60 euro në muaj, ju mund ta merrni paketën e qëndrimit 4 ditor. Ose Fafa Premium për vetëm 24.60 euro për gjashtë muaj, gjithmonë pa kamatë.
Nga 195 euro sa ishte çmimi për All Inclusive për 4 ditë qëndrim në Grand Blue Fafa, tani me Sharr Travel e ke ofertën për vetëm 160 euro, për dallim nga muaji i kaluar. Që i bie 35 euro për person apo për një familje tre anëtarëshe 105 euro zbritje.
Ndërsa në Fafa Premium, përveç zbritjes për 4 ditë All Inclusive qëndrim 148 euro, është edhe mundësia e pakos me mundësi Mëngjes dhe Darkë, shto këtu edhe shfrytëzimin e pishinës, çadrave në plazh, parkingut WI – FI dhe shërbimet e tjera cilësore”, sqaron Kurtishaj.
E krejt në fund ai ka edhe një porosi për të gjithë ata që ende s’kanë planifikuar pushimin apo edhe duan t’i shfrytëzojnë rrezet e fundit të diellit.
“Nxitoni te Sharr Travel. Mos e humbisni këtë rast. KURSE PAGËN, SHFRYTËZO KËSTIN PA KAMATË”./Indeksonline





