75 Mall Live Search
17:30 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Tre fustanat glamuroz të Heidi Lushtakut në Festivalin e Kanës

Në Kanë po mbahet edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit.

Në mesin e shumë emrave të njohur që po marri pjesë është edhe modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, shkruan Indkesonline.

Modelja e cila po ngjet shkallët e suksesit në Zvicër, në natën e parë u paraqit në një fustan plot shkëlqim ngjyrë bronzi, më pas me një ngjyrë ari të hapur, ndërsa dje zgjodhi një stil ndryshe.

Bashkëshortja e boksierit, Robin Krasniqi kishte zgjedhur një fustan ekstravagant të bardhë, që dukej përrallore./Indeksonline/