Tre futbollistë e shpallin veten fitues, cili është fituesi sipas rregullores?
Federata e Futbollit e Kosovës sot i ka shpallur sportistët e vitit për vitin 2018, raporton Insporti.com.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndarjen e çmimeve për laureatët e vitit 2018.
Tre futbollistë kanë marrë çmimin e “Golashënuesit më të mirë” për vitin 2018, pasi që të tre kishin numër të barabartë të golave në vitin që po e lëmë pas.

Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha kanë ndarë çmimin për golashënuesin më të mirë të Superligës, me nga 13 gola.
Megjithatë, rregullorja thotë se lojtari që ka luajtur më së paku ndeshje në raste të tilla, e meriton çmimin e më të mirit.

Në këtë rast, ky epitet i takon Haxhimusës.
Është interesant fakti se Betim Haxhimusa dhe Kastriot Rexha kanë shënuar për dy skuadra të ndryshme, ndërkohë Alban Shillova vetëm për një.
