19:29 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Tre futbollistë të tjerë largohen nga Ferizaji

Edhe tre futbolliatë të jerë janë larguar nga klubi i futbollit kosovar Ferizaji.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare nē Facebook, transmeton IndeksOnline.

Futbollistët që janë larguar janë: Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku.

Njoftimi i plotë:

FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratave me lojtarët: Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku.

Klubi ynë falënderon lojtarët në fjalë për angazhimin e treguar gjatë kohës sa kanë bartur fanellën e klubit.

Shëndet e shumë suksese në rrugëtimet e reja!/IndeksOnline/