10:13 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

3 gjakovarë kapen në flagrancë duke vjedhur, policia i arreston

Në Gjakovë ka ndodhur një vjedhje gjatë ditës së djeshme, njofton Policia e Kosovës.

“Gjakovë 14.07.2020-13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë pasi që ata janë kapur në flagrance, duke vjedhur një kabllo elektrike të cilën e kishin nxjerr nga toka. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.