16:30 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Tre gjigantë evropian pas Dusan Vlahovicit

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, është një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Sipas mediave ndërkombëtare, pas sulmuesit serb janë skuadrat e mëdha evropiane si Bayern Munich, Manchester United dhe Chelsea, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor 2026 dhe nuk dihet nëse do të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Ky ishte sezoni i dytë i Vlahovicit në ‘’Alianz Stadium’’, ku këtë vit ka bërë 37 ndeshje zyrtare, duke shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 3 asiste./IndeksOnline/