Tre gjigantët italianë në garë për Sanchez-in
Milan, Napoli dhe Juventus janë në garë për sulmuesin e Manchester United, Alexis Sanchez.
Sanchez kërkon largimin sa me shpejtë të jetë e mundur, ngase nuk po mund të futet në ekipin e parë.
Kiliani ka pasur disa oferta nga Kina, mirëpo nuk dëshiron të largohet nga Evropa.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solksjaer ka thënë se nëse dëshiron ky transferim do ta dërgojë kilianin të luaj në ekipin e rezervave.