Tre gjirafa të racës ‘Rothschild’ ngordhin prej rrymës elektrike nga kabllot e ulëta në Kenia

Pamje të rënda vijnë nga një park në Kenia ku kanë ngordhur 3 gjirafa.
Njëra u vra kur ra në kontakt me kabllin elektrik të dielën, kurse dy të tjera ishin varë në një incident të ngjashëm të premten.
Të treja ato ishin xhirafa të racës ‘Rothschild’, që listohen si specie të rrezikuara, shkruajnë mediat vendase.
Incidentet ndodhën në parkun natyror të Soysambu në rajonin kenian Nakuru dhe shkaktuan zemërim në rrjetet sociale, veçanërisht ndaj kompanisë së mirëmbajtjes së linjave elektrike.
Kjo nuk është hera e parë që xhirafat vriten nga kabllot elektrike. Grupi ‘Climate Change Kenya’ thotë se të paktën 11 xhirafa kanë gjetur vdekjen në këtë mënyrë.
Në parkun e Soysambu strehohen 124 xhirafa, duke përfshirë 50 meshkuj, 41 femra e 33 këlyshë, sipas regjistrimit të gushtit 2018.
